Rama për raportet Kosovë-Serbi: Ngadalë, por në drejtimin e duhur

Prishtinë | 28 Jan 2023 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po ecin në drejtimin e duhur.

Edhe pse sipas tij, gjërat po lëvizin ngadalë është mirë që po diskutohet.

Rama në një intervistë për mediumin malazez A Plus TV, ka thënë se me Vuçiqin kanë pikëpamjet të kundërta sa i përket çështjes së Kosovës.

“Presidenti Vuçiç dhe unë kemi gjithmonë qëndrime shumë të forta, pikëpamje krejtësisht të ndryshme për çështjen e Kosovës, të cilën ai e quan Kosovë dhe Metohi. Për mua është shteti i lirë, demokratik, sovran i Kosovës. Mirëpo, nëse situata është e tillë për momentin, mendoj se ndërkohë gjërat, po përparojnë, gjërat po ndryshojnë. Gjërat po ecin në drejtimin e duhur. Ngadalë, por ata po lëvizin. Dikur nuk kishim komunikim dhe ishte e pamundur të imagjinohej që serbët dhe shqiptarët të ishin në të njëjtën tryezë. Pra, do të marrë kohë, do të marrë kohë, por kjo është në rregull”, ka thënë Rama.

Të ngjashme