Rama përkujton Lidhjen Shqiptare të Prizrenit

Prishtinë | 10 Qer 2018 | 16:06 | Nga

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama reagon me rastin e 140 vjetorit të themelimit të Lidhjes shqiptare të Prizrenit.

Rama: Sot përkujtojmë 140 vjetorin e themelimit të Lidhjes shqiptare të Prizrenit, mesazhi i së cilës kumbon i thjeshtë por domethënës, dje, sot e përgjithmonë: asnjëherë virtyti dhe aq më pak fati e kanë braktisur një Shqipëri të përbashkuar.

Kjo ditë na kujton gjithashtu se po i afrohemi fundit të gjysmës së parë të Vitit të Skënderbeut, arritjet pa zhurmë dhe eventet unike të të cilit po zhvillohen anembanë kombit shqiptar në trojet e tij stërgjyshore dhe në diasporë. Ju uroj një të diel të qetë në meditim të mesazheve madhore të tij dhe një kredhje në informacionin e bollshëm multimedial të faqes në internet të Vitit tonë mbarëkombëtar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme