Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në takimin e përhershëm me koordinatorët e bashkëqeverisjes, deklaroi se “platforma e bashkëqeverisjes nuk zgjidh gjithçka, sidomos kur qytetarët janë në procese të zvarritura gjyqësore”.
“Platforma është e aksesueshme në çdo vend, nuk ka nevojë që të shkoni nëpër zyra. Nëse zyra nuk përgjigjet, brenda 3 minutave mund t’i drejtoheni platformës. Aty do të merren masa në rast se problemet janë të lidhura me parazitizmin e zyrave”, tha Rama.