Rama: Po bëjmë çmos që fletarrestet të tërhiqen nga Interpoli

Prishtinë | 02 Shk 2017 | 12:08 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas takimit me zyrtarë të AAK-së, tha se së bashku me Qeverinë e Kosovës janë duke bërë përpjekje që fletarrestet e lëshuara nga Serbia për qytetarët e Kosovës të fshihen njëherë e përgjithmonë nga Interpoli, raporton Ekonomia Online.

“Ajo që unë dua të nënvizoj dhe që kemi ndarë me miqtë tanë se për ne procesi i Ramushit me përfundimin e tij që unë me gjithë zemër uroj dhe besoj do të jetë përfundimi që duam të gjithë”, tha Rama, për gazetarët, pas takimit në selinë e AAK-së.

“Nuk është fundi por është fillimi i një pune të përbashkët të qeverisë sonë dhe të Kosovës, për të fshirë përfundimisht këto lista njerëzish me urdhër arreste të një kohë që i përket të shkuarës dhe që na e shfaqet hera herës në këto forma të cilat na e kujtojnë se e shkuara është një kërcënim për ne dhe na obligon që të vazhdojmë së bashku me mjetet e paqes dhe të demokracie ta bëjmë të shkuarën të pakthyeshme dhe ta afrojmë sa më shumë të jetë e mundur të ardhmen që meritojnë fëmijët tanë”, deklaroi Rama.

Duke folur për rastin e ndalimit të Haradinajt në Francë, Rama tha se presin një përfundim të mirë, duke shprehur bindjen se ai shpejt do të kthehet në Kosovë.

“Mbetet në rendin e ditës për të gjithë ne domosdoshmëria për një fund ashtu siç e kërkon e drejta dhe siç e meriton Kosova të një procesi tërësisht të tepërt për Ramush Haradinajn, por jo vetëm kaq por edhe kemi diskutuar më gjerë për situatën në tërësi dhe për sfidat e përbashkëta”, ka thënë Rama.

Ndërsa nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka falënderuar Ramën për vizitën, duke thënë se ai gjithmonë ka mbështetur Kosovën, dhe kjo mbështetje sipas Gjinit ka qenë edhe më e fuqishme në rastin e ndalimit të Ramush Haradinajt.

Kryeministri Rama gjatë qëndrimit në Kosovë do të takohet edhe me kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Image may contain: 2 people, people standing and suit

Image may contain: 4 people, people sitting, living room and indoor

Image may contain: 3 people, people sitting and indoor

Image may contain: 1 person

Image may contain: 4 people, people sitting

16444177_1696001303748572_189882755_o

16491508_1695947520420617_1096122004_o

Të ngjashme