Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama e ka pritur në takim sot Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Tunç Angılı, e ku ka theksuar se bashkëpunimi me Republikën e Turqisë mbetet i rëndësishëm për zhvillimin dhe vizionin afatgjatë të Kryeqytetit.
“Bashkëpunimi me Republikën e Turqisë mbetet i rëndësishëm për zhvillimin dhe vizionin afatgjatë të Kryeqytetit. Sot, në Odën e Kryeqytetit, mirëprita Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Tunç Angılı, i cili më uroi për fillimin e mandatit tim të dytë. Diskutuam për vazhdimin e bashkëpunimit dhe për projektet e ardhshme me interes të përbashkët. Partneriteti ynë ndërtohet mbi miqësinë, respektin reciprok dhe angazhimin e përbashkët për rezultate konkrete për qytetarët”, ka shkruar Rama.



