Kryeministri shqiptar, Edi Rama, para pak minutash përfundoi takimin me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Pas takimit, Rama nuk foli për medie.
Por ai sapo ka publikuar një video në Facebook, ku tregon se brenda ishte duke u prit nga kryetari i VV-së.
Në këtë video shihet Kurti bashkë me Glauk Konjufcën, derisa përballë tij Rama bashkë me ministrin e Punëve të Jashtme, Gent Cakaj dhe ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi.