Rama refuzon të plotësojë kërkesat e studentëve

Prishtinë | 13 Dhj 2018 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar se nuk do të plotësojë 8 kërkesat e studentëve pa dialog.
Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Rama nuk i ka kursyer as akuzat në drejtim të opozitës.

Sipas Ramës, opozita po investon në protestë në mënyrë që të bllokojë dialogun e qeverisë me studentët.

“Studentët mund të vijnë në seancë plenare për të dialoguar nga afër. Salla e Kuvendit është e hapur për të parë nga afër 8 kërkesat e tyre. Jam i gatshëm të diskutojë me studentët jo për të mbyllur protestën, por për të zgjidhur protestën e tyre. Jemi të gatshëm t’i plotësojmë një për një të gjitha kërkesat e tyre madje dhe më shumë se kaq. Fajin për problemet e studentëve e ka autonomia e universiteteve. Opozita nuk ka as një mundësi të mbështesë protestën sepse nuk ka bërë asgjë për ta. Studentët e kanë nxjerrë jashtë opozitën. Por, nëse unë them që do t’i plotësojmë kërkesat e studentëve, lind pyetja çfarë fshihet pas bllokimit të dialogut me ta? Opozita po investon që të mos kemi dialog me studentët. Refuzoj të plotësojë 8 pikat pa dialog”, ka thënë Rama.

Kryeministri shqiptar nuk i ka kursyer as akuzat në drejtim të Universiteteve. Ai ka thënë se autonomia që i ka dhënë qeveria universiteteve nuk e ka kuruar sëmundjen e arsimit të larte, por e ka mbuluar atë. “Autonomia që ne i dhamë universiteteve nuk i ka kururar sëmundjet por i ka mbuluar ato. Opozita nuk ka kurajon t’i thotë popullit që jemi me studentët pasi e ha mbrapsht flakërimën. Nga dialogu me studentët duhet të dal me patjetër një marrëveshje”, ka thënë Rama, raporton vizionplus.

Në ditën e dhjetë të rezistencës, studentët do të shfrytëzojnë zhvillimin e seancës plenare për të kërkuar pranimin e 8 kërkesave të vendosura prej tyre.

Prej dy ditësh protesta e tyre është ndarë mes institucionit të Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme