Rama: Samiti i BE-së shpoi “tullumbacen” për kamp refugjatësh në Shqipëri

Prishtinë | 25 Qer 2018 | 10:14 | Nga

Përmes një statusi në Twitter, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shprehet se në Samitin e BE të zhvilluar një ditë më parë kanë marrë fund edhe aludimet për ngritjen e një kampi refugjatësh në Shqipëri.

Lajm ky, sipas Ramës, i prodhuar dhe propaganduar nga esadistët e rinj të Shqipërisë në politikë e media dhe po sipas kryeministrit Rama s’ka asnjë lidhje me planet e BE për refugjatët

“Dje Samiti i BE për krizën e refugjatëve shpoi tullumbacen gjigande të Lajmit të Rremë pêr Kampin në Shqipëri!Ky lajm i prodhuar dhe propaganduar nga esadistët e rinj të Shqipërisë në politikë e media, s’ka asnjë lidhje me planet e BE për refugjatët.Mos t’ua harrojmë këtë turp”, shkruan Rama në Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme