Rama: Siguruam vaksinat në pak muaj, kjo vuajtje do të mbarojë

Prishtinë | 28 Mar 2021 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Ditën e sotme, kryeministri shqiptar Edi Rama e ka nisur me një video-mesazh ku pohon se jeta do i rikthehet normaliteti shumë shpejt.

Sipas Ramës, sigurimi i vaksinave do të bëjë që në pak muaj kjo vuajtje e shkaktuar nga pandemia COVID-19 të mbarojë dhe vendi ynë të presë turistë nga gjithë bota.

Duke nënkuptuar një mandat të tretë, Rama shkruan se ka shumë punë për të çuar deri në fund, e plot të mira e gëzime për të ndarë me njëri-tjetrin.

“Kjo kohë që po e lëmë pas ishte tejet e vështirë, por ne nuk jemi nga ata që dorëzohen jo. I siguruam vaksinat kundër të gjitha parashikimeve, për pak muaj kjo vuajtje do të mbarojë. Shqipëria këtë verë do të presë turistë nga e gjitha bota. Hotelet, baret e restorantet, klubet, edhe në majë të malit do të jenë të hapura, pa orare kufizuese. Do të kthehemi përsëri në jetën tonë të dëshiruar dhe do të vazhdojmë me forcë e me shpejtësi përpara. Kemi kaq shumë punë për të çuar deri në fund, e plot të mira e gëzime për të ndarë me njëri tjetrin. Shqipëria është e ardhmja jonë!”, thotë Rama.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme