Rama: Sulmi kibernetik iranian s’e arriti qëllimin e tij, lufta vazhdon

Prishtinë | 17 Sht 2022 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se sulmi kibernetik iranian nuk e arriti qëllimin e tij.

Ai, në një komunikim me qytetarët në rrjetet sociale, tha se dëmet janë shumë më të vogla sesa shkalla e agresivitetit.

“Sulmi nuk e ka arritur qëllimin, dëmet janë shumë më të lehta sesa shkalla e agresivitetit. Praktikisht sistemet janë kthyer në punë. Kjo luftë vazhdon, ne jemi në kushtet kur duhemi të përballemi me sulme të mundshme dhe për të rritur në një nivel tjetër mbrojtjen tonë kibernetike”.

Sulmi kibernetik mbi Shqipërinë filloi në maj të vitit 2021 ku u godit faqja “admnistrata.al” derisa së fundmi u sulmuan sistemet online dhe sistemi TIMS.

Për këtë arsye Shqipëria ndërpreu edhe marrëdhëniet diplomatike me Iranin, shkruan Euronews.al.

Të ngjashme