Rama sulmon Metën para ambasadorëve

Prishtinë | 10 Jan 2019 | 19:06 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Edi Rama organizoi një pritje për trupin diplomatik pasditen e së enjtes.

Kreu i qeverisë lëshoi një tjetër mesazh kundër Metës për mosdekretimin e ministrit të ri të Jashtëm, Gent Cakaj.

“Takimin po e bëjmë jo si gjithmonë, por tani sepse fundi i vitit të kaluar ishte shumë intensiv. Ju sot erdhët këtu, gjetët një qeveri të re por një Shqipëri të njëjtë, dhe me avazin e Presidenti të Republikës, që nuk pranoi të dekretoi një ministër të jashtëm, por unë nuk e parashikoja dot këtë fakt”, tha Rama, shkruan Top Channel.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme