Rama takon komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në kryeqytet

Prishtinë | 11 Nën 2024 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës ka pritur në takim komandantin e Misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, gjeneralmajor Enrico Barduani.

Rama thotë se në takim me komandantin kanë diskutuar për disa tema të rëndësishme.

“Diskutuam për sigurinë në Prishtinë dhe gjeneral Barduani rikonfirmoi përkushtimin e KFOR-it për sigurinë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, pohoi ai.

“Jemi falënderues për punën dhe angazhimin e tyre në mbështetje të paqes dhe sigurisë në kryeqytetin tonë dhe mbarë vendin”, shkroi ai.

Të ngjashme