Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë konferencës së Samitit të kryeministrave të Ballkanit ka arsyetuar mungesën e kryeministrit të Serbisë derisa ka folur për krijimin e zonës rajonale ekonomike, raporton Ekonomia Online.
“Rrethanat objektive kanë pamundësuar pjesëmarrjen e miqve tjerë. Kryeministri i Serbisë na ka përcjell keqardhjen për pamundësinë, megjithatë besoj që kemi zhvilluar një takim të frytshëm të dobishëm dhe me një bilanc pozitiv të ecurisë së procesit te krijimit te zonës rajonale ekonomike”.
“Kemi parë me radhë të gjitha aspektet e një procesi qoftë ato që kanë ecur si duhet, qoftë për ato që kanë nevojë për një shtysë. Pastaj kemi diskutuar më gjerësisht për marrëdhëniet dhe ecurinë e përbashkët në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin evropian”, tha ai, raporton Ekonomia Online.