Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama iu është përgjigjur ankesave të banorëve të lagjes “Kodra e Trimave” në lidhje me furnizimin duke shpjeguar se nuk është nën menaxhimin dhe kompetencën e komunës.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Kemi pranuar një numër të madh ankesash nga banorët e lagjes “Kodra e Trimave” lidhur me problemet në furnizimin me ujë.
Me këtë rast, dëshiroj të sqaroj se furnizimi me ujë nuk është në menaxhim dhe kompetencë të Kryeqytetit.
Ju sigurojmë se jemi në dispozicionin tuaj për çdo çështje që është në kompetencën e Kryeqytetit dhe do të ofrojmë mbështetjen tonë në çdo hap që na takon.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.