Rama: VV dhe PDK bllokojnë pjesëmarrjen e qytetarëve në Planin Zhvillimor të Prishtinës

Prishtinë | 04 Kor 2024 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar dy partitë opozitare, Lëvizjen Vetëvendosje dhe Partinë Demokratike të Kosovës, për ta vënë në diskutim Planin Zhvillimor të Prishtinës.

Sipas kreut të Prishtinës, bojkoti i VV-së dhe PDK-së është në dëm të qytetarëve të Prishtinës, pasi ua pamundëson të drejtën e tyre ligjore për të kontribuar në dokumentin për zhvillimin e Kryeqytetit për periudhën 2024 – 2032.

“VV dhe PDK u bënë bashkë për të bllokuar vënien në diskutim publik të Planit Zhvillimor të Prishtinës, i cili është dokumenti më i rëndësishëm për zhvillimin e Kryeqytetit për periudhën 2024 – 2032. Ky bojkot nga VV dhe PDK, është në dëm të qytetarëve të Prishtinës sepse ua pamundëson të drejtën e tyre ligjore dhe kushtetuese për kontribut në këtë dokument të rëndësishëm”, ka deklaruar Rama.

“Me këtë rast, i falënderoj përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Aleancës Kosova e Re, NISMA dhe Lëvizja për Bashkim për përkrahjen e vazhdueshme në zhvillim të Kryeqytetit”, u shpreh Rama.

Të ngjashme