Ramadan Parduzi jep dorëheqje nga Kuvendi Komunal i Vushtrrisë

Prishtinë | 12 Jan 2026 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Asamblisti Ramadan Parduzi ka njoftuar sot dorëheqjen nga pozita e anëtarit të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, duke e cilësuar vendimin si pasojë të një qasjeje të padrejtë dhe jo transparente nga institucionet komunale dhe ato qendrore.

Sipas deklarimit të tij publik, Parduzi thotë se nuk është njoftuar paraprakisht se duhej të zgjidhte mes ushtrimit të mandatit të asamblistit dhe vazhdimit të punës së tij si mësimdhënës, ndërsa mosruajtja e vendit të punës në SHMU1 – pa sqarim dhe pa bazë të qartë ligjore – e ka vënë përballë një situate të kryer.

Ai ka theksuar se kjo situatë tregon mungesë koordinimi, përgjegjësie dhe respekti institucional ndaj personave që shërbejnë njëkohësisht në arsim dhe në përfaqësim publik, duke shtuar se vendimi i tij ka qenë i detyruar nga rrethanat.

Pavarësisht dorëheqjes nga Kuvendi Komunal, Parduzi ka bërë të ditur se mbetet pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës – Dega në Vushtrri dhe se do të vazhdojë angazhimin e tij politik dhe qytetar për drejtësi, transparencë dhe respektim të ligjit.

Të ngjashme