Zëvendësministër i FSK-së, Burim Ramadani, ka thënë se është krejtësisht i papranueshëm presioni i Serbisë ndaj serbëve të Kosovës.
Ai e ka quajtur të padrejtë presionin e dhënë nga politikat serbe, ndaj pjesëtarëve serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku si rezultat tetë prej tyre kanë ofruar dorëheqjen.
”Presioni i Serbisë ndaj serbëve të Kosovës është krejtësisht i papranueshëm.
Komuniteti serb në Kosovë po rrit çdo ditë e më shumë besimin në institucionet e sigurisë së Kosovës, përfshirë këtu edhe në FSK.
Ndërsa, Serbia po rrit presionin ndaj tyre, në mënyrë krejtësisht të padrejtë dhe vulgare.
FSK është shtëpi për të gjitha komunitetet. Aty edhe pjesëtarët serbë kanë karrierë profesionale dhe të sigurt”.