Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me vazhdimin e krizës institucionale në Kosovë, duke e cilësuar situatën si një humbje të madhe për vendin.
Përmes një postimi në Facebook, Ramadani ka shkruar se zvarritja e krizës po i kushton Kosovës kohë dhe po ndikon në dobësimin e sigurisë kombëtare.
Postimi i plotë:
“Stërkeqje! Humbje kohë Kosovës, mbajtje e krizës sa më gjatë e më keq. Siguria jonë kombëtare dobësohet kur institucionet nuk janë të konsoliduara. Këta e dinë mirë këtë”.