Ramizi qeveris me gra

Drenas | 12 Shk 2017 | 09:20 | Nga

Drenasi është komuna “kampion” në Kosovë, e cila ka më shumti gra drejtoresha. Madje kjo komunë e Drenicës ka gra në krye të drejtorive aq sa kanë bashkë Mitrovica, Vushtrria dhe Skenderaj. Kryetari, Ramiz Lladrovci, ka vendosur që ta vazhdojë qeverisjen e tij me gra.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i njohur për gafën e tij gjatë fushatës zgjedhore “Forca bën fuqinë”, ka vendosur ta vazhdojë qeverisjen e tij me gra. Ai ka emëruar 5 femra drejtoresha të drejtorive komunale, duke përmbushur premtimin e tij se 50 për qind të stafit të tij do të jenë femra. Ka mundësi, kështu të paktën mendojnë bashkëpunëtorët e tij, se edhe udhëheqjen e Drejtorisë Komunale të Arsimit, pas largimit të tashmë ish-drejtorit, Sadik Tahiraj, do t’ia besojë një femre. (Zeri)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme