Sergio Ramos nuk ndien se e ka kaluar kufirin me kritikat bërë gjyqtarin Alejandro Hernandez Hernandez, pas humbjes tronditëse të Real Madridit kundër Levantes.
Kapiteni i Real Madridi Ramos u ndëshkua në 10 minutat e para të ndeshjes të së shtunës, gjatë të cilës, ai mendon se skuadrës së tij iu mohuan dy penallti.
“Gjyqtarët kishin më shumë respekt dikur dhe kapitenëve u lejohej të flisnin. Arroganca është diçka që e ke ose s’e ke. E pyeta Hernandezin nëse kishte ndonjë problem personal me mua”, këto ishin fjalët e Ramosit pas ndeshjes.
Por Ramos i ka arsyetuar këto komente tani, duke thënë se nuk ka kaluar kufirin.
“Në ndeshjen e fundit me Levanten kishte diçka personale, por në përgjithësi them se kam marrëdhënie të mira me gjyqtarët. Kurrë nuk kam thënë diçka pavend, e as nuk kam treguar mungesë respekti për gjyqtarët. Kjo është demokraci dhe mund t’i thuash mendimet, prandaj nuk mendoj se e kam kaluar kufirin”, tha Ramos.