Komuna e Deçanit në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta ka organizuar një sërë aktivitetesh për nder të Ditës së çlirimit të këtij qyteti, raporton Ekonomia Online.
Fillimisht Kuvendi Komunal ka mbajtur seancë solemne, e cila nisi me një minute heshtje në nderim të të gjithë dëshmorëve të kësaj komune.
Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj tha se16 qershori është datë historike për këtë qytet.
Ai poashtu kujtoi dhe nderoi edhe veprën dhe luftën e ish-pjesëtarëve të UÇK-së, si ish-presidentit Hashin Thaçit, e ish-nënkryetarit të OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, duke pohuar se ata po i mungojnë vendit.
Madje sipas tij, nderimi për sakrificën ë tyre duhet të jetë i përjetshëm, raporton EO.
“E kemi obligim që të kemi një dedikim të caktuar për këtë ditë, dhe për këta dëshmorë, duke kujtuar edhe demonstratat përmes një ekspozitë të quajtur ‘Vullkani i Republikës’, është mburrja jonë e krenaria jonë në historinë tonë 16 qershori sepse buron nga një aktivitet sublim ku kanë dhënë jetën për këtë vend, e që sot breza e breza ta jetojnë sot”.
“Dedikimi shkon për Hashin Thaçin, Nasim Haradinaj dhe për shumë heronjtë të tjerë që kanë qenë luftëtarë të këtij vendi. Nderim për të gjithë ata që kanë sakrifikuar për këtë shtet”, përfundoi kryetari Ramosaj.
Gjatë ditës janë planifikuar një varg aktivitetesh, aktivitet këto që do të përfundojnë në ora 19:00, me një koncert në qendër të këtij qyteti.