Ramush Haradinaj kërkon të marrë pjesë në tryezën e 3 gushtit

Prishtinë | 28 Kor 2016 | 10:42 | Nga

Kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, kundërshtar i madh i marrëveshjes aktuale të shënjimit të kufirit me Malin e Zi, ka bërë kërkesë që të jetë pjesë e tryezës së 3 gushtit.

Kjo është tryeza e parë për demarkacionin me Malin e Zi, ku palët pritet të paraqesin faktet dhe kundërshtimet e tyre.

Debati është thirrur nga deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, kundërshtar i demarkacionit aktual, por që është miratuar nga Kryesia e Kuvendit, meqë më herët ka qenë edhe Kadri Veseli ai që ka propozuar debat të tillë.

Ramush Haradinaj, i cili tashmë nuk është deputet, ka bërë kërkesë që të jetë pjesë e tryezës.

“Kryetari Haradinaj ka kërkuar që të marrë pjesë në tryezën e 3 gushtit, meqë është kundërshtar kryesor i demarkacionit në këtë formë”, ka thënë burime brenda AAK-së për lajmi.net.

Kërkesa e Haradinajt bëhet për faktin se ai ka dorëzuar mandatin e deputetit dhe në tryezën e 3 gushtit marrin pjesë deputetët (ata që duan), pastaj anëtarët e komisionit shtetëror për shënjimit e vijës kufitare me Malin e Zi, kundërshtarët e demarkacionit në krye me deputetin Shpejtim Bulliqi dhe ekspertë tjerë të kësaj lëmie të ftuar nga të dyja palët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme