Në kuadër të shënimit të javës së përkujtimit nga armëpushimi i Luftës së Parë Botërore, ambasada gjermane dhe ajo franceze përkujtuan sot marrëdhëniet mes Francës dhe Gjermanisë apo marrëdhënies Franko – Gjermane të themeluar në vitin 1943.
Ambasadori francez, Didier Chabert , tha para te pranishmëve se lufta mes Francës e Gjermanisë duhet të jetë shembull për Kosovën që të shikojë përpara e po ashtu të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore.
Ai tha së përkundër konflikteve ndër vite, Franca dhe Gjermania kanë arritur të jenë shembull i marrëdhënieve të mira ndërshtetërore, raporton Ekonomia Online.
“Ne jemi në 100 vjetorin e armëpushimit të luftës së parë botërore e cila ka qenë një moment në reflektimin e bashkimit evropian. Ju e dini, të dy vendet tona Gjermania dhe Franca, qe një kohë të gjatë kanë marrëdhënie të veçanta. Të dy vendet kanë lindur përafërsisht në të njëjtin vit. Kjo marrëdhënie mes Francës dhe Gjermanisë, bazohet në të vërtetën e historisë dhe i jep asaj shpirt, dhe ky operacion franko – gjerman është një reflektim për paqen, bashkëpunimin”, ka thënë Chabert.
“Ajo që e bën forcën e relacioneve Franko – Gjermane, është sepse arrijmë që çdo herë ti tejkalojmë mosmarrëveshjet për të gjetur kompromis. Kur ka interesa të përbashkëta, Franca dhe Gjermania janë në gjendje të bëhen së bashku të diskutojnë, të gjejnë zgjidhje dhe një qasje të përbashkët”.
Edhe ambasadori gjerman, Christian Heldt, tha se deri sa ka ardhur deri te pajtimi mes dy shteteve ka marrë kohë, mirëpo tashmë jetojnë mirë të dy popujt.
“Gati se gjithandej mund të hasësh në historinë gjermane dhe kjo ngriti një interes shumë të thellë për të ditur se çka ka ndodhur në realitet. Zhvillimet në shekullin XIX-të na sollën disa rezultate të solidaritetit në kornizat e shteteve kombe të cilat në mënyrë automatike ju shtyjnë ta përkufizoni veten me të tjerët”, ka thënë Heldt.