Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufah ka prezantuar sot në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) për punën e kësa prokurorie gjatë vitit 2025, raporton Ekonomia Online.
Isufaj tha se gjatë vitit 2025 ka pasur lëvizje të tre prokurorëve dhe se aktualisht në punë janë 22 prokurorë të ngarkuar me lëndë.
“Lidhur me pjesën e përgjithshme të raportit, ju njoftoj se në Prokurorinë Speciale gjatë vitit raportues, pra në vitin 2025, janë 22 prokurorë. Departamenti për Krime të Luftës ka 5, i Krimit të Organizuar 4, Terrorizmit 2 dhe Korrupsion 10. Do ta bëj një sqarim shkurt sa i përket lëvizjes së prokurorëve gjatë vitit 2025: Zonja Merita Bina më 8 shtator 2025 ka shkuar në pension. Zonja Iliriana Tafa-Çollaku, ishte në pushim pa pagesë e më pas u tërhoqë. Zonja Sebahate Hoxha më 15 shtator 2025 është avancuar në Prokurorinë e Apelit, ndërsa Armend Zenelaj është avancuar në Prokurorinë Speciale më 16 shtator 2025”, ka thënë ai.
Isufaj ka prezantuar edhe rastet nga regjistri me kryes të njohur sipas departmenteve.
“Gjendja e trajtimit të rasteve nga regjistri me kryes të njohur PPS në Prokurorinë Speciale, sipas departamenteve është kjo: Departamenti për Krime të Luftës, Lëndët e bartura: Rastet janë 343 nga viti 2024, ndërsa personat janë 1476. Lëndët e reja që kemi pranuar në punë gjatë vitit 2025 janë 15 me 174 persona. Aktualisht në punë janë 358 raste me 1650 persona. Rastet e zgjidhura: 14 me 74 persona. Rastet e mbetura: 344 me 1576 persona. Efikasiteti: 15 lëndë të pranuara dhe 14 lëndë të zgjidhura, apo në përqindje 93% lëndë të zgjidhura në raport me ato të pranuara. Departamenti për Krim të Organizuar dhe Krimet e Tjera në Kompetencë të PSRK-së. Lëndët e bartura nga viti 2024: 86 raste, 397 persona. Të reja (të pranuara në 2025): 14 raste me 183 persona. Në punë: 100 raste me 580 persona. Rastet e zgjidhura: 14 raste me 97 persona. Të mbetura: 86 raste me 493 persona. Efikasiteti i departamentit për krim të organizuar: 14 lëndë të pranuara dhe 14 të zgjidhura, apo 100% lëndë të zgjidhura në raport me ato të pranuara. Departamenti për Terrorizëm Të bartura nga viti 2024: 85 raste, 255 persona. Të pranuara: 49 raste, 104 persona. Raste në punë: 134 raste, 359 persona. Rastet e zgjidhura: 45 raste me 100 persona. Rastet e mbetura: 89 raste me 259 persona. Efikasiteti I depratmentit për Terrorizëm: 49 lëndë të pranuara dhe 45 lëndë të zgjidhura, në përqindje 92% lëndë të zgjidhura në raport me ato të pranuara. Departamenti për Korrupsion dhe Krim Financiar- Lëndët e bartura nga viti 2024: 125 raste, 394 persona. Raste të reja të pranuara: 178 raste, 399 persona. Raste në punë: 303 raste, 793 persona. Rastet e zgjidhura: 137 raste, 307 persona. Të mbetura: 166 raste me 486 persona. Efikasiteti e Departamenete për Korrupsion dhe Krim Financiar: 178 lëndë të pranuara, 137 lëndë të zgjidhura, apo në përqindje 77% lëndë të zgjidhura nga ato të pranuara”, ka thënë ai.


