Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka raportuar disa herë gjatë ditës së sotme për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në zgjedhjet parlamentare, duke raportuar pjesëmarrjen e votuesve dhe problematikat.
Pas orës 14.00 nuk ka pasur përditësim të dhënash pasi aplikacioni i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është sulmuar.
Por ka qënë vetë Celibashi që në një status në Twitter ka lajmëruar se situata u normalizua me aplikacionin dhe raportimi po vijon mormalisht. Sipas të dhënave të deritanishme pjesëmarrja në votime është më e lartë se ajo e zgjedhjeve të mëparshme në vitin 2017.
Në komunikatën e parë në mëngjes herët KQZ ka mbajtur një komunikatë për mediat, në lidhje me problematikat që kanë patur në nisje të procesit disa qendra votimi.
Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj tha se në disa zona të thella nuk ka pasur operatorë për pajisjen e identifikimit elektronik, kjo për shkak të infrastrukturës së vështirë.
Sipas saj, përdorimi i pajisjes së identifikimit nuk ka funksionuar deri më tani në rreth 100 qendra votimi, por procesi i votimit nuk është ndalur; vijon me metodën tradicionale.
Rreth 230 qendra, vijoi Hoxhaj, kanë patur probleme edhe për shkak të presionit apo për shkak të mosmarrjes së tyre pjesë në trajnime për përdorimin e pajisjes elektronike.
Zëdhënësja e KQZ garantoi se po merren masa që gjithçka të marrë zgjidhje.
Pjesëmarrja/ Deri në orën 16:00 kanë votuar 40.81% e qytetarëve
Në faqen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve vjen rezultati i orës 16:00 për pjesëmarrjen.
Shikohet se kanë marrë pjesë 40.81 % e votuesve në rang Kombëtar. Në numra realë votuesish kjo përkëthehet në 543.319 qytetarë pjesëmarrës.
Ndërsa në Tiranë shënohet shifra e pjesëmarrjes prej 46.21% e po e së njejtës orë, e cila eshtë dhe më larta.
Qarku Vlorë paraqitet me shifrën më të ulët të pjesëmarrrjes me 29.45%, njofton MAPO.