Raportohen tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Prishtinë

Prishtinë | 19 Pri 2021 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar për tri raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë, në tri këto raste viktima kanë qenë femra, kurse personat që kanë ushtruar dhunë ndaj tyre, janë meshkuj në këtë rast bashkëshortët.

Rastet e plota sipas policisë:

• Rr. Nazim Gafurri 18.04.2021-14:00. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se ishte kanosur nga ish i fejuari i dyshuari mashkull kosovar. Pas intervistimit të dyshuarit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

• Fushë Kosovë 18.04.2021-15:30.Viktima femër kosovare ka njoftuar se në vazhdimësi është duke u kanosur dhe fyer nga bashkëshorti i saj (i dyshuari) mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

• Prishtinë 18.04.2021-19:20.Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari (bashkëshorti i saj) mashkull kosovar. Viktima me dy fëmijët e saj ishte larguar nga banesa e tyre dhe kishte shkuar tek familja e saj pasi që ndihet e sigurt. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore por e njëjta nuk ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për arrestimin e te dyshuarit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme