Raportohet se kontrata e Ronaldos te Al Nassr ka ndryshuar

Prishtinë | 30 Jan 2023 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Duket se aventura e Cristiano Ronaldos te Al Nassr do të jetë më e shkurtër se sa mund të mendohej.


Ylli portugez e kompletoi kalimin te klubi arab si lojtar i lirë, pasi shkëputi kontratën me Manchester United me marrëveshje të dyanshme.

Ronaldo nënshkroi kontratë dyvjeçare me Al Nassr me një pagë që raportohet të jetë 200 milionë euro në vit, mirëpo duket se koha e tij në Arabinë Saudite do të përfundojë shpejt.

Trajneri i Al Nassrit, Rudi Garcia e ka këshilluar pesë herë fituesin e Topit të Artë që të bëjë një rikthim të bujshëm në futbollin evropian pas periudhës së tij në “Mrsool Park”.

“Cristiano Ronaldo është një përforcim i madh, pasi ai ndihmon për të shpërndarë mbrojtjen kundërshtare”, deklaroi Garcia.

“Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë. Nuk do ta përfundojë karrierën te Al Nassr, do të kthehet në Evropë”.

Ronaldo thuhet se ka kontratë me klubin nga Arabia Saudite që do ta lejojë edhe ta promovojë vendin nga aspekti sportiv, por edhe t’i ndihmojë ata që të organizojnë Kampionatin Botëror të vitit 2030.

Të ngjashme