Një person ka mbetur i vdekur nga aksidenti në Gjilan

Prishtinë | 07 Mar 2019 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vdekur nga aksidenti i cili ndodhi para pak çastesh në Gjilan.

Nga qendra emergjente e këtij spitali kanë thënë për lajmi.net se një person e ka humbur jetën ndërsa shumë të tjerë janë duke u trajtuar.

“Jemi duke i trajtuar të lënduarit, për fat të keq një person ka humbur jetën”, kanë thënë nga kjo qendër.

Raportohet se të lënduar kanë mbetur 10 persona.

Ndërsa në policinë e Gjilanit ende nuk kanë detaje të sakta se si ka ardhur deri te ky aksident.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme