Tetëdhjetë zëvendësministrat e kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj kanë raportuar për punën e bërë, raporton Ekonomia Online.
Pas dorëzimit të raporteve me shkrim ata qysh në orën 7 të mëngjesit të së hënës i kanë raportuar shefit të tyre. Por se çka raportuan ata, mediet nuk u lejuan që të jenë pjesë e takimit. Veç kur Haradinaj u drejtua atyre mediat ishin të pranishme.
Kreu i ekzekutivit ka kërkuar angazhim konkret nga ta.
“Kjo është një dëshmi që secili e ndjen peshën e përgjegjësisë, ju e dini që keni përgjegjësi ligjore kushtetuese. Raportet janë një raportim i aktiviteteve tuaja, këto janë dinamikat e juaja, kjo është dëshmi që ju keni hy në punë jeni në temën e juaj. Në të rdhmen në cdo 6 mujor do kishim pas dëshirë që nga ana e narrativit”, ka thënë Haradinaj.
“Jam thellë i bindur se 6 muaj më vonë ju të gjithë jeni në temë, nëse ju e keni vëmendjen e juaj se çka ka ndryshu prej juve, nëse shkojmë këtë frymë jam i bindur se deri në fund vit do shohim ndryshime të tjera”, ka shtuar ai.
Punën e tyre kryeministri Haradinaj e konsideroi serioze.
“Ka pas një seriozitet të gjithë juve, na nevojitet aktivitet dhe angazhim narrativ se çka janë rezultatet e punës tonë si zv.ministra”.
“Ju e keni kuptuar përgjegjësinë kushtetuese që keni. Jemi në një periudhë që ka peshë për vendin, ku secili e ka rolin e tij / saj. Ju ftoj të jemi bashkë që të mos dështojmë drejt rrugëtimit tonë drejt familjes evropiane“.
Qeveria Haradinaj është kritikuar vazhdimisht për numrin e madh të zëvendësministrave, raporton EO.
Në Qeverinë aktuale janë 21 ministri me 80 zv.ministra.