Raporton në polici se gjatë 2019-s u dhunua, megjithatë lirohet në procedurë të rregullt

Prishtinë | 09 Jan 2020 | 08:47 | Nga Ekonomia Online

Është liruar në procedurë të rregullt pasi u intervistua nga një prokuror, ani pse gjatë vitit të kaluar, 2019-s, e kishte dhunuar një grua.

Rasti ka ndodhur në Sllatinë të Fushë Kosovës.

Policia në raportin e sotëm 24 orësh, nuk jep tjera detaje rreth këtij rasti.

“Viktima femër K/ Shqiptare ka raportuar se në vitin 2019 është dhunuar seksualisht dhe pa dëshirën e saj nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, përfundon raporti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme