Prezantuesi i njohur, Ermal Mamaqi, feston sot ditëlindjen e 36-të. Në këtë ditë të veçantë urimet nuk kanë munguar nga familjarë, miq e bashkëpunëtorë.
Listës i është shtuar Rasheli, vajza që për një sezon e gjysmë e pati në krah tek ‘Xing’.
Përkundër se pas largimit të bukuroshes nga programi u krijua përshtypja e mospajtimeve të theksuara mes dyshes, raporti vazhdon të jetë po ai i njëjti.
Përmes rrjeteve sociale, Rasheli e ka uruar Ermalin me një fotografi qesharake nga prapaskenat e xhirimeve të cilat dikur i bënin bashkë.
Një urim me doza humori, për një njeri që me humorin e tij na bën gjithmonë për të qeshur.