Milot Rashica ende nuk ia ka dalë të stabilizohet te Werder Bremeni, por në klubin gjerman së fundi kanë nisur të binden se reprezentuesi i Kosovës është i vlefshëm.
Mesfushori i krahut të premten startoi për Werderin që fitoi 3:1 ndaj Fortuna Duesseldorfit në kuadër të javës së 14-të të Bundesligës gjermane. 22-vjeçari luajti deri në minutën e 76-të.
Ai është paraqitur në shtatë ndeshje këtë edicion, ndërsa ka një gol e një asistim. Kishte kohë këtë edicion kur Rashica nuk grumbullohej fare me skuadrën. Dhe atë kohë ylli kosovar e ka shfrytëzuar për të përmirësuar pjesë të lojës për të cilat është kritikuar.
Kjo është pëlqyer nga trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt, që të premten ia dha rastin për herë të parë nga fillimi, në këtë edicion.