Rashica në garë me Lewandowskin për çmimin “Ylli i çerekfinaleve”, mund t’i duhet vota juaj

Prishtinë | 08 Pri 2019 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Milot Rashica është duke prirë në garë për t’u shpallur lojtari më i mirë në fazës çerekfinale në Kupën e Gjermanisë, në një konkurrencë të ngushtë me Pierre-Michael Lasogga, Robert Lewandowski dhe Marco Richer.

Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës, Milot Rashica shënoi një gol absolutisht të mrekullueshëm duke i ndihmuar Werder Bremenit ta mposhtë Schalken 2:0 javën e kaluar, shkruan Gazeta Express.

Anësori vushtrrias e frymëzoi Werder Bremenin drejt arritjes në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, duke shënuar një gol të jashtëzakonshëm në fitoren 2:0 kundër Schalkes në Gelsenkirchen mesjavën e kaluar.

22-vjeçaari e bombardoi portën e Nubel në minutën e 72-të për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi. Ky gol dhe paraqitje e tij fantastike në përgjithësi ia fitoi atij çmimin lojtar i ndeshjes.

Tani, Rashica është në garë me tre fituesit e çmimit lojtari i ndeshjes nga tri skuadrat tjera që e siguruan gjysmëfinalen, Pierre-Michael Lasogga, Robert Lewandowski dhe Marco Richer.

Rashica po prin për momentin me 45.05 për qind të votave, pas tij vjen ylli i Hamburgut Lasogga me 44.59, ndërsa i treti është sulmuesi polak i Bayern Munich me 6.77 për qind.

Edhe ju mund të votoni për Milot Rashicën në linkun më poshtë. 

https://www.wedrivefootball.de/dfb-pokal/walk-of-fame/rundenhelden?fbclid=IwAR3Ej5Bkc3Sd-xCfLN2CTmEECbWLfUqiDy5CXwt5nk_hGZ7_XmqiD03A46g

Të ngjashme