Rashiq: Banka Komerciale është dashur të mbyllet qysh në vitin 2022

Prishtinë | 07 Shk 2024 | 13:04 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Banka Qendrore e Kosovës kishte njoftuar se “Komercijalna Banka AD Beograd”, dega në Mitrovicë, ka përfunduar vullnetarisht veprimtarinë bankare të shërbimit me klientë. Për këtë, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka deklaruar se e kanë ditur që kjo bankë, e vetmja e licencuar nga BQK, do të mbyllet, raporton Ekonomia Online.

Madje për Rashiqin, kjo bankë është dashur të mbyllet qysh në vitin 2022 dhe se askush nga kjo bankë nuk e ka pasur të arsyeshme që të aplikojë për rilicencim.

“Ne e kemi ditur që banka komerciale do të mbyllet, unë e kam ditur qysh në vitin 2022, në shatorin e vitit të kaluar kemi marrë informatën që do të mbyllet”- tha ai.

Ai shtoi se të gjithë njerëzit mund të hapin llogari bankare pa pagesë.

I pari i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim tha se është takuar me drejtorin e Bankës Qendrore si dhe Kryeministrin e vendit, Albin Kurti, lidhur me këtë çështje.

“Po ashtu jam takuar me Kurtin lidhur me këtë çështje, ai është pajtuar që të ketë një periudhë tranzicioni lidhur me çështjen e dinarit”, tha Rashiq.

Të ngjashme