Rastet e sëmundjes me kancer rriten 30%, mungon stafi për trajtimin e tyre

Prishtinë | 16 Kor 2017 | 09:16 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Numri i të sëmurëve me kancer në Klinikën e Onkologjisë është rritur në krahasim me të njëjtën periudhë kohore të vitit të kaluar.

Zëvendësdrejtori i kësaj Klinike, Ardian Millaku ka thënë për Ekonomia Online se vetëm në gjashtë mujorin e parë të vitit 2017 janë evidentuar 765 raste të reja të sëmurëve me kancer.

“Kemi numër të madh të pacientëve me sëmundjet tumoroze me kancer. Në krahasim me vitet paraprake kemi një shtim të rasteve të reja, një evidentim më të saktë të tyre. Por edhe si rezultat edhe i një pjese të pacientëve që kanë shkuar nëpër vendet e rajonit tashmë kthehen për të marrë trajtimin në Klinikën tonë për shkak se ne ofrojmë kushtet optimale për trajtimin e këtyre rasteve. Por edhe një rritje reale e rasteve të reja me kancer. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017 kemi diku 765 raste të reja që i bien në krahasim me gjashtëmujorin e vitit 2016 është një rritje reale, diku prej 30-35 % të rasteve të reja”, tha ai.

Mirëpo edhe përkundër kësaj rritje për 30%, kjo klinikë ballafaqohet me mungesë të stafit që është i nevojshëm për trajtimin e rasteve më kancer.

“Për shkak të fluksit të madhe të pacientëve sepse brenda ditës frekuentojnë 150-200 pacientë brenda ditës është fluksi shuam i madh i pacientëve dhe për me i përballu këtij fluksi është i nevojshëm të shtohet numri coftë edhe i specialistëve, ne presim që shumë shpejt edhe pesë specialistë të fillojnë punën në klinikën tonë, është e domosdoshme shtimi i teknikëve të radioterapisë dhe i infermierëve të stafit të mesëm për shkak se është një evoluim i madh i punës”, sqaroi Millaku.

Sipas Millakut, kjo klinikë në vazhdimësi ka bërë kërkesa për shtim të stafit, mirëpo mos realizimi i kësaj kërkese sipas tij është duke ndodhur për shkak të buxhetit të pamjaftueshëm.

Po ashtu ky institucion i vetmi për trajtimin e sëmundjeve kancerogjene po ballafaqohet edhe me mungesë të citostatikëve dhe barnave tjera të nevojshme për trajtimin e këtyre tumoreve.

E në mungesë të këtyre barnave që janë mjaftë të kushtueshme shumë pacientë janë detyruar të kërkojnë ndihmën e shoqërisë, ngase kushtet ekonomike të cilat i posedojnë ua pamundëson furnizimin me medikamentet e nevojshme mjekësore.

Të ngjashme