Rasti i Faton Hajrizit po keqpërdoret

Prishtinë | 27 Kor 2024 | 14:30 | Nga Astrit Gashi

A kemi institucione? Rasti i Faton Hajrizit po keqpërdoret!

Avokatët e familjes, të cilët u vetë ofruan për ndihmë, më shumë po duken se e kanë bërë për famë se sa po ndihmojnë diçka! Njëri me padi, e tjetri me intervista rrugëve të Beogradit.

Zyra e BE-së në Beograd ka dështuar, si dhe organizatat e ndryshme si Amnesty International, Kryqi i Kuq, etj.

Shteti duhet të veprojë sepse është fajtori kryesor i gjithë ngjarjes që ndodhi me Faton Hajrizin.

Edhe lajmi i RTK-së që ka cituar “Bosnjën e lirë” duhet hetuar, sepse ka bazë kur dihet se babai i ish-kryetarit të gazetarëve doli të jetë bashkëpunëtor i BIA-së serbe.

Ndërsa dihet dhe propaganda e disa gazetarëve kundër UÇK-së dhe eprorëve të saj.

Të ngjashme