Ekonomia Online
FUNDIT

Rasti i R.M. për krime lufte rikthehet në Gjykatën Themelore, i pandehuri mbetet në paraburgim

Rasti i R.M. për krime lufte rikthehet në Gjykatën Themelore, i pandehuri mbetet në paraburgim

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka miratuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të të pandehurit R.M., i dyshuar për veprën penale krime lufte kundër popullatës civile. Është anuluar aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, dhe aktvendimi i Gjykatës së Apelit të Kosovës. Çështja i është kthyer gjykatës së shkallës së […]

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka miratuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të të pandehurit R.M., i dyshuar për veprën penale krime lufte kundër popullatës civile.

Është anuluar aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, dhe aktvendimi i Gjykatës së Apelit të Kosovës.

Çështja i është kthyer gjykatës së shkallës së parë në rivendosje, ndërsa i pandehuri mbetet në paraburgim deri në marrjen e një vendimi të ri.

Gjykata Supreme e Kosovës në seancën e kolegjit me datë 18 dhjetor 2025, shqyrtoi shkresat e lëndës, vlerësoi pretendimet në kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë dhe gjeti se kërkesa është e bazuar.

Gjykata Supreme, kërkon nga Gjykata Themelore në Prishtinë, që në rivendosje, të respektojë afatet e parapara ligjore dhe të jep sqarime dhe përgjigje të qarta për të gjitha pretendimet thelbësore e pastaj të merr vendim të ligjshëm dhe të drejtë.

Të ngjashme