Një 25-vjeçar është ndaluar nën dyshimin për veprën penale “Dhunimi”.
Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni.
“Mund të konfirmojmë se është ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale ‘Dhunimi’. Brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesa për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë. Rasti është duke u hetuar. Meqë viktima është e mitur, në këtë fazë nuk mund të ofrojmë më shumë të dhëna”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.
Sipas burimeve të redaksisë, palët kanë deklaruar se kanë qenë në lidhje dhe se kanë shkuar me vullnet të plotë.
Po ashtu, sipas të njëjtave burime, nuk pritet të kërkohet masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit.
Rasti dyshohet të jetë denoncuar nga prindërit e të miturës, të cilët kanë deklaruar se i dyshuari e kishte marrë vajzën e tyre nga Prekazi i Poshtëm dhe e kishte dërguar në një banesë në Fushë Kosovë.