Një aktvendim i gjyqtares së Procedurës Paraprake, Alltën Murseli, ka zgjatur hetimet në lidhje me rastin “Stentat” deri më 16 dhjetor 2016. Gazeta “Zëri” e ka siguruar aktvendimin, ku pos 64 të akuzuarve janë edhe emrat e 55 doktorëve të tjerë që ende po hetohen lidhur me këtë aferë.
Listës së të akuzuarve në rastin “Stentat” mund t’i shtohen edhe emra të rinj. Kjo është bërë e ditur nga një burim i gazetës “Zëri” brenda Departamentit të Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pasi hetimet për këtë rast ende janë duke vazhduar edhe për 55 persona të tjerë.
Kjo konfirmohet edhe nga aktvendimi i gjyqtares së Procedurës Paraprake, Alltën Murseli, ku shihet se hetimet në lidhje me rastin “Stentat” janë vazhduar deri më 16 dhjetor 2016 për gjithsej 119 të dyshuar, mes të cilëve janë edhe emrat e 64 të akuzuarve.
Gazeta “Zëri” ka siguruar aktvendimin, në të cilin janë emrat e të akuzuarve në rastin “Stentat”, por edhe të personave të tjerë ndaj të cilëve nuk ka aktakuzë, por që janë duke u hetuar në lidhje me këtë rast.
Hetimet janë duke u zhvilluar për “Pjesëmarrje dhe organizim të grupit kriminal”, “Marrje e ryshfetit”, “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike”, “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, “Marrje e ryshfetit”, “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”