Rasti “Veteranët” Gjykata refuzon kërkesën e të akuzuarve për kundërshtim të provave
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka marrë aktvendim me të cilin ka refuzuar kërkesën për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimet ndaj provave të ushtruara nga mbrojtësit e të akuzuarve A.Ç., F.SH., N.L, S.H., SH.D., Ç.G., RR.B., F.F., S.E. A.D. dhe XH.J duke i cilësuar si të pabazuara, njofton Klan Kosova.
“Të akuzuarit A.Ç., F.SH., N.L, S.H., SH.D., Ç.G., RR.B., F.F., S.E., SH.B., A.D., dhe XH.J, akuzohen nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në afat prej 5 ditësh në Gjykatën e Apelit të Kosovës.