Reagimi i parë trajnerit Driton Kuka pas medaljes së Akil Gjakovës

Prishtinë | 28 Tet 2018 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Driton Kuka, njeriu më i merituar që xhudo dhe në përgjithësi sporti i Kosovës tashëm njihet anekënd botës, është shprehur i kënaqur me medaljen e argjendtë, të cilën Akil Gjakova e fitoi në turneun Grand Slam që po mbahet në Abu Dhabi.

Kuka e ka vlerësuar medaljen e argjendtë  me shkëlqim ari.

“Finalisti turneut  Abu Dhabi Grand Slam! Posa doli nga lufta e fortë dhe burrërore. E argjendtë me shkëlqim të artë medalja e Akilit! Medalja e katërt e Kosovës. Akil Gjakova edhe 700 Pikë Olimpike .Lufta finale ishte repriza e Grand Slamit në Paris, atje fitoi Akili e tash garuesi gjeorgjian përndryshe kampion olimpik! Ekipin e ëndrrave e kemi krijuar,do kemi 4-5 Norma Olimpike në Tokio 2020”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në Facebook.

Kujtojmë që dje, motra e Akilit, Nora, e fitoi medaljen e artë, ndërsa Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi të argjendtat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme