Shefi i Kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli ka reaguar pas kërkesës së deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha lidhur me largimin e produkteve serbe që shërbehen në bufenë e Kuvendit.
Kërqeli thotë se kanë kërkuar që këto produkte të mos shërbehen më në Kuvendin e Kosovës, ku edhe ka publikuar e-mail e kërkesës.
Ndërkohë që tha se kjo marrëveshje është bërë në legjislaturat e kaluara.
Ai në fund ka shkruar se gjitha veprimet janë kohë më parë, para siç tha ai performancës së sotme të Bekë Berishës në Kuvend.
Postimi i plotë i Kërçelit
Rreth produkteve serbe në Kuvendin e Kosovës.
Kuvendi i Kosovës ka privatizuar shërbimet e bufesë, duke ia ofruar një operatori privat.
Ky operator privat, ka marrëveshje me Kuvendin tash e mbi 15 vite.
Këtë marrëveshje apo kontratë, kjo legjislaturë e re, e ka gjetur në Kuvendin e Kosovës (d.m.th këto shërbime ofrohen para ardhjes së kryeparlamentarit Konjufca)
4.Kabineti i Kryetarit, ka kërkuar që këto produkte mos të shërbehen më në Kuvendin e Kosovës (shih emailin)
5.Kuvendi i Kosovës si pasojë e shërbimeve jo profesionale, ka njoftuar operatorin se i shkëputet kontrata.
6.Të gjitha këto veprime janë bërë shumë kohë para performancës së sotshme të deputetit Bekë Berisha.