Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka reaguar pas publikimit të një shkrimi nga portali “Express”, dhe disa reagime të tjera, lidhur me ftesën nga Policia e Gjakovës, për intervistim të një gazetari në Prokurorinë Themelore në Gjakovë. Sipas kësaj prokurorie kjo gjë është e pavërtetë. Reagimi i plotë: Prokuroria Themelore në Gjakovë, duke u bazuar në […]
Reagon Prokuroria Themelore në Gjakovë pas raportimit se intervistoi gazetarin, Mentor Gjergjaj

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka reaguar pas publikimit të një shkrimi nga portali “Express”, dhe disa reagime të tjera, lidhur me ftesën nga Policia e Gjakovës, për intervistim të një gazetari në Prokurorinë Themelore në Gjakovë.
Sipas kësaj prokurorie kjo gjë është e pavërtetë.
Reagimi i plotë:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, duke u bazuar në shkrimin nga portali “Express”, dhe disa reagime të tjera, lidhur me ftesën nga Policia e Gjakovës, për intervistim të një gazetari në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, lëshon këtë reagim.
Shkrimi i publikuar në portalin Express, më 15 maj 2021, me titullin “Prokuroria e Gjakovës nuk respekton urdhëresën e Aleksander Lumezit, fton në intervistim gazetarin Mentor Gjergjaj”, ju njoftojmë që nuk qëndron dhe një konstatim i tillë është i pavërtetë, duke qenë se Prokurori i rastit ka ftuar në intervistim gazetarin Mentor Gjergjaj, për veprën penale ”Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”, e cila nuk përket me udhëzuesin detyrues të Kryeprokurorit të Shtetit Aleksander Lumezi, që ka të bëjë me mbrojtjen e burimeve të informacionit të gazetarëve.
Prokuroria e Gjakovës, Ju njofton se kallëzimi penal privat i të dëmtuarit G.A., i parashtruar në Prokurorinë Speciale në vitin 2019, ka kaluar në kompetencë në Prokurorinë Themelore në Gjakovë në vitin 2020.
Prokurori i Shtetit, më 07 maj 2021, ka ndërmarrë veprimet hetimore, për veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”, nga neni 205 paragrafi 1 të KPRK-së, ku i njëjti, në rolin e gazetarit ka shkuar në shtëpinë e të dëmtuarit, dhe e ka incizuar në banimin e tij personal, duke cenuar privatësinë e tij.
Lidhur me këtë , Prokurori i rastit, ka kërkuar intervistimin e të dëmtuarit, G.A., dhe në cilësinë e të dyshuarit Mentor Gjergjaj.
Andaj, kërkojmë nga portali “Express” dhe të gjitha mediat tjera, të korrigjojnë titullin e publikuar, ngaqë Prokuroria e trajton me profesionalizëm dhe seriozitet, çdo rast të veprës penale, por edhe të gjitha Udhëzuesit e lëshuara nga Kryeprokurori i Shtetit.











