Reagon Shpend Ahmeti për arrestimet: Fundi po ju vjen

Prishtinë | 30 Gus 2016 | 13:35 | Nga

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas arrestimeve të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët dyshohen për sulmin e 4 korrikut ndaj ndërtesës së Kuvendit.

Ahmeti në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se institucionet e vendit kanë treguar se janë të kapura, dhe se për këtë Ahmeti thotë se këtij pushteti po i vjen fundi.

Ky është postimi i Ahmetit në Facebook:

Me daljen e përgjimeve dhe me shtimin e pakënaqësisë ndaj qeverisjes në Kosovë është intensifikuar lufta speciale ndaj Lëvizjes dhe kundërshtarëve të tjerë. Sa më afër fundi i këtij pushteti aq më të ashpër do të jenë me të gjitha mjetet e institucionet të identifikuara si të kapura.

Inskenimet, shpifjet dhe sulmet do të jenë më të shumta dhe më të mëdha. Ndaj komunës janë shtuar sulmet, shpifjet, hetimet etj.

Qytetarët duhet të qëndrojnë bashkë, sepse bashkë do ta sjellim fundin e prontos. Nuk ka presion që na zmbraps, sulm që na dobëson e inskenim që na ndal. Fundi po ju vjen”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme