Zinedine Zidane dhe Jurgen Klopp kanë patur kohën e mjaftueshme për përgatitur skuadrat respektive për finalen e madhe të Championsit. Trajneri francez i 12 herë kampionëve të Europës ka qenë me më shumë fat, pasi e ka organikën të plotë, ndërsa gjermani i të kuqve, duhet të bëjë pa Oxlade, Matip e Gomez, ndërsa Emre Can, edhe pse është grumbulluar, do ta nisë nga stoli. “Los Blancos” pritet të rreshtohen me të njëjtët emra si në finalen e një vitit më parë në Cardiff me Juventusin. Në portë, Keylor Navas, në mbrojtjen me katër Cravajal, Ramos, Varane dhe Marcelo. Në mesfushë treshja Modric-Casemiro-Kroos, ndërsa Isco pa dyshesh sulmuese Ronaldo-Benzema.
Klopp do të hedhë në fushë një skuadër me rreshtimin 4-3-3. Në portë Karius, ndërsa në mbrojtje Arnold, Van Dijk, Lovren dhe Robertson. Në mesfushë Wijnaldum, Henderson dhe Milner, ndërsa në sulm Firmino do të jetë i mbështeur nga Salah dhe Mane nga krahët.