Real Madridi ka fituar në shtëpi ndaj Real Sociedadit me rezultat të thellë 5-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të La Ligas.
Skuadra e Zinedine Zidanes ka vazhduar serinë pozitive të ndeshjeve në La Liga pasi ka fituar ndaj Sociedadit dhe është ngritur në pozitën e tretë.
Golat në këtë takim u shënuan nga Lucas Vazquez (1′), Cristiano Ronaldo (27′, 37′, 80′) dhe Toni Kroos (34′) për Mbretërit, ndërsa për Sociedadin shënuan Bautista Orgilles (74′) dhe Asier Ilarramendi (83′).
Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte pikërisht sulmuesi portugez, Ronaldo, i cili pas het-trikut u vlerësua me notë maksimale 10.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin e mysafirëve, Geronimo Rulli, i cili u notua me 4.5.