Real Madrid ia ofron Interit 80 milionë euro për yllin e skuadrës

| 25 Tet 2018 | 12:58 | Nga
Real Madrid janë të interesuar të nënshkruajnë me mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar.
Mbrojtësi sllovak i Interi është dëshira e radhës e Real Madridit.

‘Don Balon’ raporton se Real Madrid janë të gatshëm t’i ofrojnë Interit deri në 80 milionë euro për 23 vjeçarin, përcjell ‘lajmi.net’.

Paraqitjet e Skriniar në fanellën e Interi këto dy sezone, e kanë shndërruar atë në njërin prej mbrojtësve më të mirë në Evropë.

Real Madrid do të tentojë që Skriniarin ta transferojë në ‘Santiago Bernabeu’ gjatë afatit kalimtar të janarit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme