Real Madrid, klubi më i vlefshëm në botë për vitin e tretë me radhë

Prishtinë | 27 Maj 2021 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi mbetet klubi më i vlefshëm në botën e futbollit, sipas studimit më të fundit për vlerësimin e klubeve të futbollit nga KPMG-ja. Barcelona, ndërkohë, është ngjitur në vendin e dytë, derisa Manchester United në atë të tretë, që ka kaluar Bayern Munichun.

Studimi vjetor nga KPMG-ja, e cila është njëra prej katër organizatave më të mëdha për llogaritje financiare, tregon se Reali është i paarritshëm sa i përket klubit më të vlefshëm në botë.

Ky është viti i tretë me radhë që Madridi blidnon pozitën e parë me vlerë afër 3 miliardë.

Barcelona është ngjitur në vendin e dytë, derisa bie në sy Manchester United, që ka rrëzuar Bayernin.

Liverpooli është i pesti, duke lënë prapa Manchester Cityn.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme