Real Madrid ka prezantuar përforcimin e ri, Mariano.
Mariano Diaz është prezantuar si futbollist i ri i Real Madridit.
Nën shoqërinë e presidentit të klubit, Florentino Perez, sulmuesi i rikthyer në klub nga Olympique Marseille, u shpreh i lumtur që gjendet në Santiago Bernabeu.
Por, tifozët kanë mbetur të befasuar nga vendimi i klubit që i dhuroi fanellën e famshme me numrin 7, përcjell “lajmi.net”.
Numri 7 mbeti i lirë pas largimit të Cristiano Ronaldos në Juventus.