Real Madrid rinovon me yllin e skuadrës deri në vitin 2022

Prishtinë | 08 Tet 2019 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Real Madrid do të shpërblejë sulmuesin Karim Benzema me një kontratë të re deri në vitin 2022 me vlerë 190 mijë funte në javë, sipas raportimeve në Spanjë.

31-vjeçari dukej se nuk do kishte vendin e sigurt pas transferimit 70 milionësh të Luka Jovic në dritaren e transferimit të verës.

Por Jovic ende nuk ka gjetur rrjetën për këtë klub dhe gjashtë golat e Benzemas kanë ndihmuar për të dërguar skuadrën e Zinedine Zidane në majën e La Liga-së, transmeton lajminet. Kanali televiziv El Chiringuito pretendon se drejtorët në Santiago Bernabeu kanë kërkuar të shpërblejnë Benzema duke pasur parasysh kontributin e tij të rëndësishëm deri më tani këtë sezon.

Benzema ka prodhuar disa gola jetikë duke përfshirë edhe fituesin në ndeshjen jashtë kundër Sevillas në La Liga së fundmi.

Ai është kritikuar shumë vitet e fundit por ka qenë njeriu që u përmirësua dhe ka shënuar gola pasi klubi vazhdon të ndiejë ndikimin e të qenurit pa Cristiano Ronaldon që tani është te Juventus.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme